Bale i gatshëm ta braktisë Real Madridin

Prishtinë | 07 Mar 2018 | 08:18 | Nga

Gareth Bale është i gatshëm ta braktisë Real Madridin, sidomos pasi u la jashtë formacionit startues mbrëmë kundër Paris Saint-Germainit në Ligë të Kampionëve, raporton El Confidencial.

Përfaqësuesi uellsian e nisi nga stoli ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales dhe tani agjenti i tij, Jonathan Barnett, është i gatshëm ta largojë atë nga Real Madridi në verë, transmeton Express.

Manchester United dhe ish-klubi Tottenham kanë shfaqur interesim për të dhe janë të gatshëm të bëjnë oferta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme