Barcelona barazon me 10 lojtarë me Realin

Prishtinë | 06 Maj 2018 | 22:45 | Nga

Ka përfunduar plot spektakël El Clasico në Camp Nou sonte.

Pavarësisht se me 10 lojtarë, Barcelona kaloi në epërsi në të dy rastet kundër Real Madridit.

Pjesa e parë nisi furishëm për Barcelonën, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 10-të të takimit. Ishte Luis Suarez që kaloi Blaugranët në epërsi.

Por nuk vazhdoi shumë dhe ekipet u barazuan. Golën e parë e shënoi Cristiano Ronaldo, në minutën e 14-të, i cili në pjesën e dytë nuk luajti fare shkaku i një lëndimi.

Barcelona nga fundi i pjesës së parë mbeti me një lojtar më pak pasi që Sregi Roberto ndëshkohet me të kuq.

Pjesa e dytë nis më mirë për Realin që sulmuan më shumë por pas minutës së 50-të, Barcelona merr avantazhin dhe është Messi ai që shënon.

Këtë rezultat Barcelona e ruan deri në minutën e 72-të ku shënon Gareth Bale golin e barazimit.

Me këtë barazim Barcelona ruan serinë pa humbje në La Liga që nga fillimi i sezonit duke arritur në 87 pikë, kurse Reali është në pozitën e 3-të, me 3 pikë më pak se Atletico Madrid.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme