Bayern zyrtarizon transferimin e Wagner

Prishtinë | 21 Dhj 2017 | 11:57 | Nga

Bajerni ka zyrtarizuar para disa minutash transferimin e sulmuesit, Sandro Vagner, nga ekipi i Hofenhaimit. Lojtari është prezantuar nga drejtori sportiv, Hasan Salihamixhic, dhe ka firmosur një kontratë deri në vitin 2020.

Vagner ka qenë lojtar i akademisë së Bajernit në të shkuarën, ndërsa këtë sezon sulmuesi ka bërë paraqitje shumë të mira te Hofenheimi. Ai pritet të konkurrojë Levandovskin për një vend në formacion.

Ajo që ka habitur më shumë nga prezantimi i tij ka qenë numri që ka zgjedhur të mbajë në fanellë. Vagner do të mbajë numrin 2 të Bajerni, gjë që nuk jemi mësuar ta shohim te sulmuesit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme