Courtois preferon Hazardin më vend të Neymarit

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Thibaut Courtois i cili është portier i skuadrës Real Madrid, ka thënë se e preferon futbollistin Eden Hazard në vend të brazilianit Neymar.

Është raportuar se sulmuesit Eden Hazard dhe Neymar do t’i bashkohen skuadrës Real Madrid, shkruan Goal.

Mirëpo duke i pasur parasysh çmimet e larta të futbollistëve, ka pak gjasa që të dy lojtarët të transferohen në skuadrën spanjolle.

“Unë do ta zgjedhja Eden Hazardin, natyrisht. Më pëlqen vërtetë, mirëpo zgjedhja i takon bordit”, ka thënë Thibaut Courtois.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme