Isco mund të largohet nga Reali

Prishtinë | 29 Jan 2021 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori Isco mund të largohet nga skuadra e Real Madridit në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Mediumet spanjolle kanë raportuar të premten se Real Madridi nuk përjashton mundësinë e shitjes së Iscos në ditët e fundit të afatit të dimrit, nëse merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për mesfushorin.

Isco 28-vjeçar këtë edicion ka pasur hapësirë të vogël te madrilenët dhe më herët kishte kërkuar largimin nga klubi.

Ai deri më tash ka 14 ndeshje në të gjitha garat kurse me Realin ka kontratë deri në vitin tjetër. Mesfushori është pjesë e Realit prej vitit 2013 dhe në total ka regjistruar 321 ndeshje dhe ka realizuar 51 gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme