Juve, e vendosur për Gabriel Jesusin

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Gjiganti italian e ka veçuar sulmuesin brazilian të Manchester Cityt si objektivin kryesor për sezonin e ardhshëm

Juventusi po planifikon ta transferojë një sulmues për sezonin e ardhshëm.

Dhe, duket se kampioni italian e ka zgjedhur pasardhësin e Gonzalo Higuainin.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Manchester Cityt, Gabriel Jesus, i cili është bërë objektivi kryesor i “Bianconeri”.

Sipas mediumit britanik “Metro”, “Citizens” janë të gatshëm ta shesin përfaqësuesin brazilian gjatë verës.

22 vjeçari ka mbetur nën hije të Sergio Agueros në “Etihad Stadium”.

Dhe, Juve ka nisur ta monitorojë situatën.

Bardhezinjtë madje kanë dërguar skautë për ta parë përfaqësuesin brazilian në ndeshje me West Ham Unitedin.

Jesus mund t’i kushtojë kampionit italian afro 60 milionë euro. /Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme