Juventusi konfirmon lëndimin e Dybalas, shkruan edhe për lëndimet e Chiellinit dhe Khediras

Prishtinë | 07 Jan 2018 | 14:55 | Nga

Juventusi ka konfirmuar se Paulo Dybala ka pësuar një dëmtim në muskulin e epërm të këmbës së djathtë dhe diagnoza e tij do të vlerësohet “në ditët e ardhshme”.

Sulmuesi argjentinas u largua nga ndeshja duke shtrënguar këmbën e tij pas një sprinti në fitoren e natës së kaluar në Cagliari dhe dukej sikur po qante duke u larguar nga fusha.

Këtë mëngjes është raportuar se ai do të jetë jashtë për një muaj dhe bardhezinjtë tani kanë dhënë një përditësim për gjendjen e tij.

“Lojtari iu nënshtrua një skanimi MRI këtë mëngjes”, njofton Juventusi fillimisht në deklaratën e tyre në faqen zyrtare të klubit.

“Skanimi tregoi një tërheqje të muskulit të epërm të kofshës e cila mund të përcaktohet si lëndim i shkallës së butë apo të mesëm”.

“Lojtari do të fillojë menjëherë kujdesin rehabilitues dhe diagnoza e tij do të vlerësohet më mirë në ditët në vijim”, mbyllet komunikata e klubit italian.

Juventusi gjithashtu raportoi edhe për lëndimet e dy lojtarëve tjerë, mbrojtësit Giorgio Chiellini dhe mesfushori Sami Khedira.

Mbrojtësi italian thuhet se nuk kërkoi vëmendje të mëtejshme për një plagë në kokë, ndërsa gjermani është rikuperuar pas një goditjeje në kokë që e detyroi atë të zëvendësohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme