Kjo është 11-shja e ëndrrave e Marcelos, me Modricin kapiten

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 12:16 | Nga

Gjatë karrierës së tij të bujshme, Marcelo ka luajtur me disa prej lojtarëve më të mirë të shekullit 21, qoftë në ekipin e Real Madridin apo në Kombëtaren braziliane.

Si pasojë, për të ka qenë moment i vështirë kur është pyetur të zgjedhë 11-shën e lojtarëve më të mirë me të cilët ka luajtur, transmeton Gazeta Express.

Një gjë e ka pasur të qartë, megjithatë, se Luka Modric duhet të jetë kapiten i ekipit të tij, derisa ka insistuar se duhet të lejohet ta përfshijë edhe Zinedine Zidane sepse francezi është trajneri i tij, edhe pse ata nuk kanë luajtur kurrë së bashku.

11-shja e Marcelos është si në vijim: Dani Alves, Thiago Silva, Sergio Ramos, Roberto Carlos; Casemiro, Luka Modric, Mesut Ozil, Zinedine Zidane; Cristiano Ronaldo, Neymar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme