Mohamed Salah afër rinovimit të kontratës me Liveropool

Prishtinë | 26 Dhj 2021 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Mohamed Salah është afër rinovimit të kontratës me Liverpool.

Tifozët e Liverpool do të ndjehen më mirë në këto festa të fundvitit, pas lajmeve të fundit lidhur me egjiptianin Salah.

Lideri i Liverpool raportohet se është tashmë më afër sesa kurrë që të rinovojë kontratën e tij me ‘Reds’.

Tash e disa kohë, negociatat mes Salah dhe Liverpool nuk po gjenin një zgjidhje të duhur.

Tani, siç raporton Mirror, Salah pritet të vë firmën e tij në marrëveshjen e re.

Liverpool do të luante sot ndaj Leeds po të mos ishte për Covid-19, por ndeshja e tyre është shtyrë për një datë të pacaktuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme