Ndërhyrja e Ramos nuk lejohet as në xhudo

Prishtinë | 29 Maj 2018 | 14:07 | Nga

Dueli mes mbrojtësit të Real Madrid dhe sulmuesit të Liverpool përfundoi keq për të dytin, pasi u desh të largohej nga fusha vetëm gjysmë ore pas nisjes së takimit.

Federata Europiane e Xhudos ka shpërndarë fotografinë e duelit Sergio Ramos – Mohamed Salah, poshtë së cilës ka shkruajtur se ai lloj kontakti nuk lejohet as në xhudo.

Dueli mes mbrojtësit të Real Madrid dhe sulmuesit të Liverpool përfundoi keq për të dytin, pasi u desh të largohej nga fusha vetëm gjysmë ore pas nisjes së takimit.

Liverpool më pas humbi ndeshjen me rezultat 1-3, edhe për shkak të dy gabimeve qesharake të portierit Loris Karius, duke iu dhuruar Të Bardhëve titullin e tretë me radhë të Ligës së Kampionëve.

Por më shumë se vet titulli është komentuar përplasja Ramos – Salah, ndërsa shumica nuk kanë ngurruar ta quajnë me emra të ndryshëm përçmues spanjollin, duke e cilësuar si të qëllimshme ndëryrjen e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme