PSG afër transferimit të Paredes

Prishtinë | 23 Jan 2019 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Paris Saint-Germain janë afër që ta sjellin në radhët e tyre futbollistin e Zenit St. Petersburg, Leandro Paredes, sipas Sport 24 dhe Culture PSG.

Mesfushori argjentinas do të kalojë në Parkun e Princave për një shumë prej 45 milionë eurosh pas negociatave të suksesshme mes klubit francez dhe përfaqësuesve të lojtarit.

Paredes është paraqitur në 15 ndeshje për Zenitin në Premier Ligën e Rusisë këtë sezon, duke shënuar tri gola dhe dy asistime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme