Ramosi tre muaj më parë parashikoi largimin e Zidanet

Prishtinë | 01 Qer 2018 | 16:10 | Nga

Lajmi se Zinedine Zidane do të japë dorëheqje nga posti i trajnerit të Real Madridit befasoi botën e futbollit, por nuk e ka befasuar aq shumë Sergio Ramosin, jo përse është informuar një ditë më parë për largimin e francezit.

Kapiteni i Realit tre muaj më parë kishte parashikuar se Zidane mund të largohet pasi të fitojë Ligën e Kampionëve. Pas fitores së Real Madridit ndaj PSG-së, mbrojtësi kishte thënë se trajneri në rast se fiton garën evropiane mund të largohet nga posti.

“Ndoshta do ta fitojë Ligën e Kampionëve përsëri dhe do të marrë pushim, kjo është një mundësi”, kishte thënë Ramosi në fitoren 3 me 1 ndaj francezëve.

“Të gjithë e marrin si të garantuar se në rast se e fiton [Championsin] do të qëndroj, por ndoshta ai dëshiron të pushojë pak, kurrë nuk i dihet”, kishte shtuar mbrojtësi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme