Real Madrid trondit Ronaldon

Prishtinë | 28 Sht 2017 | 12:49 | Nga

Real Madrid nuk është i gatshëm t’ia përmbushë kërkesat Cristiano Ronaldos për vazhdimin e kontratës

E përditshmja sportive madrilene, Marca, ka zbuluar se Real Madrid po refuzon t’i përkulet Cristiano Ronaldos, i cili ka kërkuar pagë prej 25 milionë eurove në sezon për ta vazhduar kontratën.

Thuhet se ylli portugez dëshiron një pagë prej 25 milionë eurove në sezon, sa fiton Lionel Messi dhe Neymar, por Real Madrid ka refuzuar që t’ia përmbushë këtë kërkesë, përcjell Express.

Kampioni i Spanjës dhe Evropës do të diskutoj për një kontratë të re vetëm nëse pranon kushtet të cilat ia kishte ofruar në kontratën e fundit, e cila ishte nënshkruar në nëntor të vitit 2016.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme