Reali hyn në garë për Sanchon

Prishtinë | 14 Pri 2020 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

“Los Blancos” do ta rivalizojnë Manchester Unitedin për yllin anglez të Borussia Dortmundit, i cili kushton mbi 100 milionë euro

Real Madrid po përgatitet për një betejë me Manchester Unitedin për Jadon Sanchon.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Daily Star”.

Përfaqësuesi anglez po shkëlqen në Bundesligë me Borussia Dortmundin dhe si rezultat i kësaj është bërë objektiv i klubeve më të mëdha evropiane.

Talentin anglez e duan edhe Liverpooli, Manchester City e Chelsea në Angli.

Mirëpo, favorit për transferimin e tij duket të jetë Manchester United.

Sidoqoftë, me futjen në garë të “Los Blancos”, gjithçka mund të ndryshojë.

Reali me Unitedin kishin pasur punë edhe në të kaluarën, me transferimin e Cristiano Ronaldos dhe dështimin e transferimit të David de Geas. /Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme