Ronaldo debuton nesër ndaj Chievo-s

Prishtinë | 17 Gus 2018 | 18:55 | Nga

Transferi më i bujshëm i këtij afati kalimtar, Cristiano Ronaldo, nesër pritet të bëjë debutimin e tij në Serie A në ndeshjen që Juventus do ta luajë ndaj Chievo-s.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i këtij ekipi, Masimiliano Allegri, i cili kërkoi nga lojtarët e tjerë që të mos ndikojë prania e portugezit në sigurinë e tyre për fitore.

“Ne nuk duhet të mendojmë se me Ronaldon do të fitojmë gjithsesi. Ai i sjellë më shumë vlerë ekipit tonë”, tha Allegri.

Italiani duke folur për 33-vjeçarin vërtetoi formën e tij të mirë gjatë fazës përgatitore.

“Ronaldo ka fituar pesë Topa të Artë, ai u stërvitë me ne për 10 ditë dhe mund të vërehet menjëherë që ai është një lojtar tjetër. Ai nuk është futbollist zakonshëm. Ai është një motivim për lojtarët tjerë”, shtoi italiani.

Juventus përveç Ronaldo-s gjatë këtij afati kalimtar ka arritur të kapë edhe Joao Cancelo, Emre Can, Mattia Perin, Douglas Costa dhe Leonardo Bonucci i cili është kthyer nga Milani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme