Tre gjigantë anglezë pas Fernandos

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 12:31 | Nga

Mesfushori i Spartak Moscow, Fernando, është duke u ndjekur nga tre gjigantë të Premierligës, sipas The Sun.

Chelsea, Tottenham dhe Everton janë të interesuara për mesfushorin brazilian, sipas mediumit britanik.

26-vjeçari ka mahnitur këtë sezon, duke i ndihmuar Spartakut të renditet e dyta në Premierligën ruse.

Spartaku e vlerëson Fernandon, i cili po ashtu është duke u vëzhguar nga Sevilla dhe Atletico Madridi, 25 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme