Ylli i Manchester Cityt lutet që skuadra e tij të mos përballet me Ronaldon në çerekfinale

Prishtinë | 14 Mar 2019 | 17:13 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Manchester Cityt nuk dëshiron të luajë me Juventusin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.Manchester City fitoi ndaj Schalkes me rezultatin e përgjithshëm 9-2 për t’u kualifikuar tutje, kurse Juventusi përmbysi rezultatin në 3-2 ndaj Atletico Madridit.

Bernardo Silva nuk ka dëshirë që skuadra e tij të përballet me Juventusin e Cristiano Ronaldos në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve.

“Unë e njohë atë, e di se çfarë kapaciteti ka ai. Ai e dëshmoi një gjë të tillë në ndeshjen ndaj Atletico Madridit”, tha Bernardo Silva.

“Kur luani në kompeticione të tilla, ju mund të përballeni me kundërshtarët më të fortë dhe kjo është e veçanta e Ligës së Kampionëve.”

“Mbetet të shihet se ndaj kujt do të luajmë – por të luash ndaj Cristiano Ronaldos është gjithmonë e vështirë”, përfundoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme