Zidane: Ronaldo është i shqetësuar, këmba nuk duket mirë

Prishtinë | 07 Maj 2018 | 08:31 | Nga

Ronaldo mund të mungojë në finalen e Ligës së Kampionëve, pas lëndimit të kyçit në këmbën e djathtë në “El Clasico”.

Cristiano Ronaldo është dëmtuar kundër Barcelonës në barazimin 2-2 në “Camp Nou”. Ai luajti me dhimbje deri në fund të pjesës së parë, ndërsa në fillim të pjesës së dytë ai u zëvendësua nga Marco Asensio.

Trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane, pas ndeshjes tha se Cristiano i ka thënë se “është diçka e vogël”, megjithëse kjo po e shqetëson para finales së Champions League.

“Ronaldo tha se është diçka e vogël. Do të shohim (sot) për çfarë dëmtimi bëhet fjalë, është pak i shqetësuar (për finalen e Kiev), por tha se është diçka e vogël”, u shpreh Zidane.

“Aktualisht nuk është diçka e mirë, por mendoj se është ashtu siç tha Cris. Tani nuk mund të flasim shumë, do të shohim pas ekzaminimeve. Ai tha se është diçka e vogël”, përsëriti Zizu.

“Champions League? Do të bëjmë gjithçka për t’ia arrit”.

Të ngjashme