Zyrtare: PSG konfirmon transferimin e Wijnaldumit

Prishtinë | 10 Qer 2021 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Paris Saint-Germain ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit holandez, Georginio Wijnaldum, i cili vjen nga Liverpooli si lojtar i lirë.

Wijnaldum ka mbetur pa kontratë te Liverpooli dhe nuk ka arritur marrëveshje rinovimi me drejtuesit e Reds, duke bërë shumë klube të interesohen për të.

Megjithatë, klubi francez, PSG ishte më i shpejti dhe më bindësi për të fituar garën për transferimin e Wijnaldumit në Parc des Princes.

Tashmë, PSG me anë të faqeve zyrtare ka njoftuar arritjen e marrëveshjes dhe ka konfirmuar holandezin si lojtarin e tyre më të ri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme