Ekonomia Online
FUNDIT

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa lokacione në Drenas, pritet ndërhyrja e zjarrfikësve

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa lokacione në Drenas, pritet ndërhyrja e zjarrfikësve

Si pasojë e erërave të forta që po mbizotërojnë, në Komunën e Drenasit janë shkaktuar dëme në disa lokacione, duke rrezikuar edhe sigurinë e qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

Sipas njoftimit të Komunës, në rrugën “Adem Mulaj”, në afërsi të parkingut, një pjesë e kulmit të një ndërtese është shkëputur dhe ka rënë në tokë.

Po ashtu, dëmtime serioze janë vërejtur edhe në kulmin e objektit të ish-çerdhes, ku ekziston rreziku që pjesë të tjera të kulmit të shkëputen si pasojë e erërave të forta.

Pritet që ekipet e zjarrfikësve të ndërhyjnë në terren për të menaxhuar situatën dhe për të parandaluar rreziqet e mundshme.

Qytetarëve u bëhet thirrje të kenë kujdes dhe të shmangin qëndrimin pranë objekteve të dëmtuara, deri në eliminimin e rrezikut.

Të ngjashme