Ekonomia Online
FUNDIT

Katër aksidente në 24 orë në rajonin e Ferizajt, pesë persona të lënduar

Katër aksidente në 24 orë në rajonin e Ferizajt, pesë persona të lënduar

Katër aksidente trafiku janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Ferizajt, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Sipas njoftimit të Policisë Rajonale në Ferizaj, tri nga aksidentet kanë qenë me lëndime trupore, ndërsa një tjetër ka përfunduar vetëm me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, njësitet policore kanë intensifikuar aktivitetet në terren, duke shqiptuar gjithsej 225 gjoba për kundërvajtje në trafik.

Policia u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Të ngjashme