Dy persona janë arrestuar në Vushtrri, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Sulm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së luajtshme”.
Vushtrri: Arrestohen dy persona të dyshuar për sulm dhe dëmtim të pasurisë

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën “Ismajl Qemali”, ku është raportuar një rrahje mes katër personave. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arrestuar dy të dyshuar, ndërsa dy të tjerë janë larguar në drejtim të panjohur. Dy të arrestuarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe më pas janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim. Me vendim të prokurorit kompetent, atyre u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Ndërkohë, dy personat e tjerë janë identifikuar dhe ndodhen në kërkim policor.
"Arrestohen dy persona të dyshuar për veprat penale ‘sulm’ dhe ‘asgjësim apo dëmtim i pasurisë së luajtshme’
Vushtrri, 12 nëntor 2026
Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Vushtrri, ka pranuar informatën për një rrahje në mes të katër personave në rrugën “Ismajl Qemali” në Vushtrri. Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë arritur t’i arrestojnë dy persona të dyshuar, kurse dy të dyshuar të tjerë të përfshirë në rast, sipas dëshmitarëve, janë larguar në drejtim të panjohur.
Dy personat e dyshuar janë dërguar për tretman mjekësor dhe janë shoqëruar në Stacionin Policor Vushtrri, ku pas procedurave të intervistimit, me aktvendim të prokurorit kompetent, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Ndërsa dy të dyshuarit të cilët janë arratisur, Policia ka arritur që t’i identifikojë dhe të njëjtit janë në kërkim policor.", thuhet në njoftim .
















