Ekonomia Online
FUNDIT

Kosova dhe Franca intensifikojnë bashkëpunimin: A mund të përkthehet afrimi në mbështetje për integrimin ndërkombëtar?

Kosova dhe Franca intensifikojnë bashkëpunimin: A mund të përkthehet afrimi në mbështetje për integrimin ndërkombëtar?

Kosova dhe Franca kanë intensifikuar bashkëpunimin gjatë vitit 2026, përmes kontakteve të shpeshta në nivel të lartë politik e diplomatik dhe nënshkrimit të pesë marrëveshjeve. Por, a po kalojnë marrëdhëniet në një nivel të ri dhe si mund të përfitojë Kosova nga ky afrim?

Franca është një ndër vendet kryesore të Bashkimit Evropian, me peshë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare dhe në organizatat shumëpalëshe. Ndikimi i saj shtrihet edhe në vende të Afrikës dhe rajone të tjera ku Kosova ka qasje të kufizuar diplomatike.

Në këtë kontekst, shtrohet pyetja nëse intensifikimi i marrëdhënieve mund të përkthehet në mbështetje më të madhe për objektivat ndërkombëtare të Kosovës, veçanërisht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, avancimin drejt NATO-s dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Një zhvillim në këtë drejtim ishte takimi bilateral ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, i zhvilluar më 11 nëntor në Paris.

Takimi u mbajt në kuadër të kontakteve të shtuara diplomatike ndërmjet dy vendeve. Ky ishte takimi i dytë bilateral ndërmjet Kurtit dhe Macronit gjatë këtij viti.

Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Francës është intensifikuar gjatë vitit 2026, me komunikim të shpeshtë në nivel të lartë politik dhe diplomatik.

Për forcimin e këtyre lidhjeve ka shkruar edhe ministri i Deleguar i Francës për Evropën, Benjamin Haddad, pas takimit të mbajtur në Pallatin Élysée.

“Franca ka qenë prej kohësh një mike e Kosovës. E përsërita këtë në Prishtinë në korrik; ne vazhdojmë të forcojmë lidhjet tona dhe të mbështesim të ardhmen evropiane të rajonit”, ka shkruar Haddad, transmeton Telegrafi.

Të ngjashme