.
Ngjarjet e ditës: 12 nëntor 2026

09:00
Komuna e Prishtinës angazhon flotën e kamionëve për pastrimin e Kryeqytetit. Merr pjesë kryetari, Përparim Rama. (Parkingu te Varrezat në Arbëri, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
09:00
Ministria e Shëndetësisë organizon Konferencën e Parë Ndërkombëtare për Cilësinë e Shërbimeve Shëndetësore. Merr pjesë kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
09:30
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e korrupsinit Korrupsionit shqyrton Vendimin e Presidentes për kthimin në rishqyrtim të Ligjit nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
09:30
Instituti Pedagogjik i Kosovës (IPK) organizon konferencën vjetore të Konsorciumit të Institucioneve për Zhvillim dhe Hulumtim në Arsim në Evropë (CIDREE) me temën: “Zhvillimi Profesional i Mësimdhënësve gjatë Shërbimit – Praktikat Aktuale, Sfidat, Trendet dhe Mundësitë”. Merr pjesë ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
10:00
Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Salla e seancave, Kuvendi i Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
11:00
Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës mbajnë protestë lidhur me kërkesat për rritje të pagave. (Para zyrave të Menaxhmentit të KEK-ut, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
11:00
Organizohet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit në kuadër të fushatës “EDUKIM I BARABARTË – E ARDHME E BARABARTË”.(Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës)
11:00
Promovohet libri shkencor “Sfidat e folkloristikës: rikonceptimi i objektit të studimit” i Dr. Leontina Gega Musa. (Instituti Albanologjik-Prishtinë)







