.
Ngjarjet e ditës: 13 nëntor 2026

09:30
Seanca gjyqësore ndaj ish-profesorit të UP-së, Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj studenteve të Fakultetit të Mjekësisë. (Pallati i Drejtësisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
10:00
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt organizon sesion informues lidhur me mundësitë e financimit dhe grantet për shërbime të konsulencës, në kuadër të programit Advice for Small Businesses. (Salla e Kuvendit Komunal, Ferizaj)
10:00
Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e radhës. (Salla e takimeve, kati VI, objekti i Këshillit Prokurorial, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
11:00
Vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. (Salla e seancave, Kuvendi i Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
11:00
Aktivitetet e Kombëtares së Kosovës dhe të Kombëtares së Izraelit:
11:00 – Konferenca për media e Kombëtares së Izraelit. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
11:30 – Stërvitja zyrtare e Kombëtares së Izraelit. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
14:20 – Konferenca për media e Kombëtares së Kosovës.(Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
15:00 – Stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
11:00
Mbahet ceremoni solemne me rastin e 15-vjetorit të themelimit të Universitetit “Haxhi Zeka”. (Kampusi i Universitetit “Haxhi Zeka”, Pejë)








