Statovci e quan Çitakun “Ambasadore të ndarjes”: Në Washington u angazhua për t’ja cunguar kufijtë Kosovës

Prishtinë | 21 Jan 2023 | 19:53 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, i ka reaguar nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, rreth çështjes së kufijve. 

Statovci e ka quajtur Çitakun “Ambasadore të ndarjes”.

Sipas Statovcit, Çitaku ishte angazhuar në Washington sa ishte ambasadore, për t’ja cunguar kufijtë Kosovës.

“E dëgjuam edhe ambasadoren e ndarjes teksa na mbajti fjalë për kufijtë e Republikës së Kosovës. “Presidentja Osmani i ka gjetë të gatshëm kufijtë e Republikës”, paska thënë Vlora. E po kjo qartazi fsheh pas vetës bindjen se Vlora, na e paska një farë të drejte që t’i ngushtojë këta kufijë kur e vlerëson ajo. Mbase këtu e gjejmë edhe shkakun e gjithë atij angazhimi të Vlorës në Washington sa ishte ambasadore, për të ja cunguar kufijtë Kosovës apo siç atëherë thuhej, për t’ja kthyer dhuratat Rankoviçit”, ka shkruar Statovci. 

Të ngjashme