Statovci i reagon Borrelit: Serbia s’duhet inkurajuar duke i ofruar anshmëri në dëm të sovranitetit të Kosovës

Prishtinë | 21 Nën 2022 | 21:44 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka reaguar pas takimit trilateral në Bruksel, lidhur me çështjen e targave, duke thënë se Serbia nuk duhet të inkurajohet duke i ofruar anshmëri jo parimore në dëm të sovranitetit të Kosovës. 

Statovci ka thënë se nuk është zgjidhne tentimi i BE-së që të ndikoj te Serbia që kjo e fundit të mos rreshtohet në mënyrë rigide me Rusinë. 

Ajo ka thënë se Serbia nuk duhet të inkurajohet duke i ofruar anshmëri jo parimore në dëm të sovranitetit të Kosovës.

“Zhvillimet e fundit dhe tentimi i BE-së që të ndikoj te Serbia që kjo e fundit të mos rreshtohet në mënyrë rigide me Rusinë, duke imponuar një presion diplomatik në adresë të Kosovës nuk është zgjidhje afatgjate për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, ka shkruar Statovci. 

Postimi i plotë i saj: 

Diplomacia e Qeverisë sonë ka qenë vazhdimisht në shërbim të Kushtetutës sonë, e cila realisht është një produkt i marrëdhënieve të mira me perëndimin dhe botën demokratike, e qëndisur asisoj që të krijoj stabilitet, rend dhe ligj për të gjthë qytetarët që jetojnë në të. 

Respektimi i Kushtetutës dhe shtrirjes së sundimit të ligjit në tërë territorin e Kosovës, është një premtim i Kosovës dhënë botës, për pavarësimin e saj. 

Kosova për më tepër ka qenë në dispozicion të politikave të perëndimit në mënyrë që të përshpejtoj integrimin e rajonit tonë në BE. 

Zhvillimet e fundit dhe tentimi i BE-së që të ndikoj te Serbia që kjo e fundit të mos rreshtohet në mënyrë rigide me Rusinë, duke imponuar një presion diplomatik në adresë të Kosovës nuk është zgjidhje afatgjate për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë. 

Serbia nuk duhet të inkurajohet duke i ofruar anshmëri jo parimore në dëm të sovranitetit të Kosovës dhe njohjeve ndërkombëtare të saj veçanërisht nga shumica dërrmuese e vendeve të BE.

Të ngjashme