Stavileci: Qeveria duhet të jetë më ofenzive në mbrojtje të UÇK-së, as nuk po merret me problemet e qytetarëve

Prishtinë | 07 Maj 2022 | 12:19 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Blerand Stavileci nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se Qeveria e Kosovës do të duhej të ishte më ofensive në mbrojtje të UÇK-së. Sipas tij, kjo Qeveri ka mungesë të theksuar të vizionit për t’u përballur me sfidat e qytetarëve të Kosovës, si shtrenjtimi i çmimeve dhe energjisë elektrike.

“Një Qeveri e cila ka mungese të theksuar të vizionit, e cila ka edhe mungesë të theksuar të guximit për t’u përballur me probleme dhe për t’i zgjidhur ato në baza ditore, për sa i takon të themi politikes së brendshme për të gjitha këto çështje që i përmendëm, por mbi të gjitha me theks në sektorin e energjisë, shtrenjtimit të çmimeve, rrymës, të  inflacionit dyshifror dhe të mungesave tjera elementare më të cilat përballën qytetarët e vendit tonë”, ka thënë Stavileci.

Sipas tij, kjo qeverisje ka rrëshqitur në një grackë që i’a ka krijuar vetës, duke kaluar kështu nga dialogu politik, në atë teknik. “Qeveria me dashje apo padashje përsëri ka rrëshqitur në një grackë që i’a ka krijuar vetës, sepse atë që e proklamonte gjatë fushatës zgjedhore që nuk është prioritet apo e rendiste diku si prioritetin  e gjashtë apo të shtatë e ka shndërruar në një prioritet dhe përsëri themi duke e keqbërës dhe keqinterpretuar rolin e saj, sepse nga një dialog politik ka rrëshqitur në një dialog teknik dhe ne e shohim se jemi në një defensiv. Ne kemi pasur një politikë të jashtme, po ashtu skandaloze, një politikë të abstenuar, një politikë e cila nuk ka shënuar as edh enjë rezultat të vetëm gjatë një njëvjeçari dhe tani Qeveria dhe bartësit e kanë shndërruar pra dialogun nga një dialog politik në atë teknik, ku shteti ynë është për herë të parë në një politikë defensive”.

“Ata që e proklamonin dialogun si një prioritet të gjashtë apo të shtatë, në fakt sot edhe e kanë rrezikuar partneritetin me shtete tona aleate, por nuk e kanë ofruar asnjë vizion se s’di do t’mund ta kthenim përsëri Kosovën jo vetëm në një aleatë të fuqishëm të shteteve perëndimore- sponsorizuese të pavarësisë dhe ndërtimit të shtetit tonë, po edhe në një gjetje të një rruge më të cilën Kosova përsëri do të shndërrohej në një faktorë dhe do të ishte me një imazh më të mirë dhe më ofensiv në raport me çështjet e dialogut, sepse për Partinë Demokratike atë që e kemi thënë gjatë gjithë kohës dhe nuk e kemi ndryshuar asnjëherë si qëndrim ka qenë, është dhe mbetët, pra që dialogu duhet ta prodhojë si epilog njohjen reciproke të shteteve”.

Stavileci, është anëtar i Kryesisë së PDK-së, ka deklaruar se Qeverinë e Republikës së Kosovës duhet të këtë një rol aktiv për ta mbrojtur luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ne tanimë për temën e Gjykatës Speciale ato që i kemi thënë në vazhdimësi dhe vazhdojmë t’i themi për sa i takon padrejtësive që na janë bërë historikisht, po i gjithë rrugëtimi deri të krijimi i saj dhe fakteve të cilat gjithmonë kanë qenë  në anën tonë, sepse dihet kush ka qenë agresori në atë luftë dhe dihet se kush ka qenë  viktima dhe është një fakt notor dhe botërisht e ditur se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë një luftë e pastër për çlirim nga okupatori dhe të gjithë kemi qenë dëshmitar, por edhe vetë bota perëndimorë për masakrat dhe gjenocidin që është ushtruar mbi popullsinë e pafajshme shqiptare”.

“Ne përsëri edhe aty sot kemi ardhë të një rol ku ne do të donim ta shihnim Qeverinë e Republikës së Kosovës të këtë një rol aktiv për ta mbrojtur luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë e Kosovës, e të gjithëve. Natyrisht, që një pjesë e krerëve e prijësve të tyre të cilët kanë bartur mbi supet e tyre barrën më të rëndë të saj kanë meritat më të mëdha dhe fatkeqësisht dhe padrejtësisht po mbahen në këtë gjykatë”.

“Në rregull, ka një proces gjyqësor atje, por Qeveria e vendit tonë e cila në shumë momente në të kaluarën, madje edhe ka hedhur benzinë mbi zjarre të cilin shumë më shumë e bënin dhe e sponsorizonin Serbia me shtet e saja mike me partnerin kryesor Rusinë. Qeveria e jonë do të duhej ta kishte një rol shumë më ofensiv sepse mbrojtja e kësaj lufte është mbrojtje e Kosovës dhe imazhit të vendit tonë. Jo vetëm nga vështrimet tona opozitare, por edhe nga gjykimet e qytetarëve të vendit tonë në një vjet qeverisje që tani pothuajse ka kaluar në 13-14 muaj”.

Ai tutje ka thënë se kjo Qeveri është dashur të mësoj të paktën nga mosveprimet e tyre. “Ne kemi parë pra një qeverisje të plogësht, pa vizion, padije dhe paguxim, për t’u përballur me sfidat e kohës, jo vetëm ato që Kosova ka sot për sot, njerëzit e mirë të vendit tonë, rinia e shkëlqyeshme e vendit tonë, bizneset e mrekullueshme që e bëjnë barrën kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit tonë. Pra, kemi pa edhe mungesë të jashtëzakonshme për t’i parandaluar krizat për të cilat folëm deri më tani dhe nuk është se ka pasur pak të tilla, por, asnjëherë Qeveria nuk ka mundur ta marrë vetëm duke mësuar të paktën nga mosveprimet në kuadër të një krize, ato kanë qenë të ndryshme, por mënyra, metodat e veprimit do të duhej që të paktën ta ndërgjegjësonin dhe ta kfjellnin në mënyrë që krizën e radhës ta përballonte më lehtë dhe më mirë. Një gjë e tillë nuk ka ndodh, pra përkundrazi dhe më shumë ka degraduar dhe ka devalvuara qeverisja”.

“Partia Demokratike e Kosovës, përkundrazi si subjekt opozitar në vazhdimësi ka dhënën rekomandime, nuk është se ne kemi kritikuar dhe aq më pak akuzuar Qeverinë sepse ka qenë një Qeveria e cila ka fituar më shumë se gjysmën e votave të elektoratit në zgjedhjet e vitit të kaluar, por Ne ndryshe nga e kaluara kur pozita asokohe nuk kishte një opozitë të mirëfilltë, sepse ajo opozitë instaloi një standard të dhunës, tani ne kemi dashur dhe në vazhdimësi po ua tregojmë qytetarëve të vendit tonë më mënyrën tonë se s’i e kemi krijuar pra të bërit opozitë, që opozitarizmi i mirëfilltë nuk duhet të jetë ushtrim i dhunës ndaj institucioneve, por duhet të jetë aq sa bënë kritikë, madje ndoshta edhe më shumë të japësh propozime dhe rekomandime për fusha të caktuara dhe në këto i kemi bërë gjatë të gjithë kohë, pra të gjitha janë të faktueshme, të dokumentueshme për të gjitha krizat dhe këtë e kemi nisur që nga fillimi i krizës pandemisë, kur kemi qenë të parët që kemi propozuar pakon për rimëkëmbjen ekonomike, e njëjta ka ndodhur edhe gjatë pandemisë, e njëjta ka ndodhur edhe gjatë periudhës së shtrenjtimit të çmimeve, pra të çmimeve të shportës bazike të qytetarëve edhe të tarifave të energjisë elektrike”, tha Stavileci për Ekonomia Online.

Stavileci tutje ka thënë se Qeveria duke mos i përfillur rekomandimet e opozitës, e ka sjell vendin në një situatë të pashpresë. “Qeveria nuk i ka përfillur ato prandaj, jemi në një situatë fatkeqësisht të pashpresë për qytetarët e vendit tonë, por ne do t’i mbetemi besnik rrugës tonë që kemi nisur që nga fillimi për t’i siguruar qytetarët që jo vetëm se do ta korrigjojmë në vazhdimësi Qeverinë në veprime te saj të gabueshme dhe të dëmshme për qytetarët e vendit,  por edhe do të ofrojmë alternativa dhe do t’i sigurojmë që përveç kësaj do të këtë edhe transparencë dhe llogaridhënie ashtu siç ndodhi në momentin të themelimit të komisionit hetimor parlamentar për energjinë”.

“Një gjë të tillë u’a sigurojmë për gjithçka në çdo kohë, gjatë gjithë udhëtimit tonë si forcë opozitare dhe këtu ne nuk do të zmbrapsemi, madje ne do ta kemi edhe kabinetin e qeverisjes së mirë i cili do të ofrojë alternativa për të gjitha fushat me njerëz të dijës dhe të kompetencës për të treguar që vendi ynë ka nevojë sot për një opozitarizëm të mirëfilltë dhe nesër për politika të mirëfillta qeverisëse më të cilat agjendat zhvillimore do të qohen përpara dhe jo të mbesim në vështirësitë apo sfidat që na i shkakton një krizë, apo në mënyrë të njëpasnjëshme krizat e caktuara dhe mos ta kemi asnjë masë meritore për qytetarët dhe ekonomitë familjare të vendit tonë”, ka theksuar Stavileci i PDK-së.

No description available.

Të ngjashme