Stavileci: Teknologjia dhe informacioni, shpresë për të ardhmen e rinisë

Prishtinë | 20 Pri 2017 | 11:09 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Liberal për Hulumtim Politikash, në bashkëpunim me Austrian Economic Center dhe Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT), ka organizuar për herë të katërt në Prishtinë konferencën “Rrugëtimi i Tregut të Lirë”. Kjo është një seri konferencash ndërkombëtare e përvitshme që në 11 javë udhëton në 45 qytete të ndryshme të Evropës.

Në  këtë konferencë kanë marrë pjesë ekspertë të politikës, zyrtarë, njerëz të biznesit dhe studentë. Qëllimi kryesor i këtij cikli të përvitshëm konferencash ndërkombëtare është diskutimi i problemeve ekonomike që ekzistojnë në Evropë dhe parashtrimi i politikave liberale që mund t’i zgjidhin këto probleme.

Tema qendrore e sivjetshme ishte “Bota pas Brexit-it dhe Trumpit” ndërsa ka pasur dy panele, një që trajton sfidat e tregtisë ndërkombëtare dhe tjetra që merret me shqetësimit e fundit politike në botë.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik,  Blerand Stavileci, ka thënë se të gjithë janë dëshmitarë të forumeve të cilat kanë ndodhur jo me dëshirën dhe vullnetin tonë, raporton Ekonomia Online.

Ai ka përmendur krizën financiare, e cila ishte pjesë e vitit 2008/2009 dhe më pas përmendi formimin e shtetit të Kosovës duke thënë se në botë në atë kohë kanë ndodhur ngjarjet të cilat kanë prekur sektorin ekonomik dhe politik.

Stavileci ka thënë se Brexit dhe zgjedhja e presidentit Donald Trump janë dy ngjarjet më të mëdha që kanë prekur ndryshimet në ekonomi dhe politikë.

“Shohim të gjitha këto se krejt çka po bëjnë në shtetet e Ballkanit Perëndimor po shkojmë drejt një agjende që të jemi pjesë e shteteve të BE-së, kurse në anën tjetër ka shtete që janë pjesë e BE-së, por që kanë ndryshuar qasje”, theksoi Stavileci.

Ai tutje ka thënë se mendimet e ndryshme i bëjnë mirë secilit vend të Bashkimit Evropian, ndërsa shtoi se është mirë që Kosova beson në BE.

Ministri Stavileci ka përmendur edhe interkonektivitetin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, duke thënë se kjo e bënë bashkëpunimin mes këtyre shteteve.

“Kostoja e transportit dhe ajo e energjisë janë dy komponentët kryesore që hyjnë në koston e prodhimit. Autostrada në drejtim të Shqipërisë, ajo për Shkup, hekurudhat dhe Aeroporti janë pjesë e agjendës evropiane të cilat Kosova duhet t’i përfundojë”, ka thënë Stavileci, duke përmendur që Kosova ka përfunduar autostradën me Shqipërinë dhe ka dhënë Aeroportin me koncesion.

Kurse sa i përket sektorit të energjisë ai ka thënë se bizneset kanë humbur rreth 300 milionë euro dhe ka konsideruar që këto humbje janë edhe pengesa numër një për të bërë biznes.

Ai ka folur edhe për rritjen ekonomike dhe punësimin duke thënë se teknologjia dhe inovacioni janë ato që rrisin punësimin.

“Agjendën e teknologjisë dhe informacionit duhet t’i bëjmë parësore në mënyrë që të t’i japim një shpresë të ardhmes e rinisë tonë”, ka thënë Stavileci.

Ai ka treguar që kanë përgatitur fondin për teknologjinë informative, duke thënë që ka bërë katër programe të përfitimit të punës përmes teknologjisë dhe informacionit duke përfshirë këtu programin për të rinjtë dhe vajzat.

Stavileci gjithashtu ka përmendur edhe Qendrën e Inovacionit si një ndër pikat kyçe për t’u marrë shembull ku aktivitetin e tyre, siç tha ai, e ka në dispozicion për ndryshime dhe gjëra të reja në ekonominë digjitale, të cilën e ka quajtur ekonomi të dijes, e cila sjell shërbime të ideve të reja dhe zhvillim të bizneseve.

Image may contain: 3 people, people standing and indoor

Të ngjashme