Ekonomia Online
FUNDIT

Stoltenberg shprehet i zhgënjyer për situatën me targat, thotë se NATO mbetet vigjilent

Stoltenberg shprehet i zhgënjyer për situatën me targat, thotë se NATO mbetet vigjilent

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është shprehur i zhgënjyer  për mosarritjen e një marrëveshje për targat në mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka njoftuar se ka folur me Shefin për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell lidhur me situatën e krijuar. Tutje Stoltenberg ka thënë se përshkallëzimi duhet të shmanget  dhe […]

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është shprehur i zhgënjyer  për mosarritjen e një marrëveshje për targat në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka njoftuar se ka folur me Shefin për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell lidhur me situatën e krijuar.

Tutje Stoltenberg ka thënë se përshkallëzimi duhet të shmanget  dhe se  tani është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike.

“Jemi të zhgënjyer që nuk ishte e mundur të zgjidhej mosmarrëveshja e targave. Tani është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike. Përshkallëzimi duhet të shmanget”, ka shkruar ai.

Stoltenberg ka thënë se NATO mbetet vigjilent.

Spoke to @JosepBorrellF. We are disappointed that it was not possible to solve the licence plate dispute. Now is the time for responsibility & pragmatic solutions. Escalation must be avoided. @NATO_KFOR remains vigilant.

— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) November 21, 2022

Të ngjashme