Stomatologët e farmacistët e rinj të impresionuar me kushtet në UBT

Prishtinë | 11 Sht 2017 | 17:37 | Nga

Kandidatët për pranim në Fakultetin e Mjekësisë në UBT, përkatësisht në drejtimin e Stomatologjisë dhe të Farmacisë, pas përfundimit të testit vlerësues në aspektin teorik, vizituan ambientet e Kampusit Inovativ të UBT-së, në Lipjan, ku edhe e mbajtën pjesën e praktike të vlerësimit.

Pas kësaj, studentët e ardhshëm i panë objektet e pajisura me të gjithë inventarin e nevojshëm për të filluar vitin e ri akademik, laboratorët e punës, bibliotekën, sallat e leximit dhe sallat ku së shpejti do t’i mbajnë ligjëratat.

Kandidatët u shprehën të impresionuar me kushtet dhe modelin e ri të studimeve për mjekësi, që UBT po e sjellë për herë të parë në Kosovë, duke i bashkuar për studentët praktikat më të mira evropiane dhe amerikane.

Sivjet, UBT ka akredituar për herë të parë drejtimin e Stomatologjisë dhe të Farmacisë, teksa në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë, Infermieria është akredituar në vitin e kaluar.

Për të gjitha këto drejtime dhe jo vetëm, UBT ka ndërtuar rreth 100 laboratorë të kompletuar me pajisjet më të sofistikuara në Kosovë dhe rajon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme