Strategjia e Energjisë sfiduese por e domosdoshme për Kosovën

Prishtinë | 24 Maj 2024 | 11:09 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

PIPS ka organizuar tryezën Strategjia e Energjisë dhe rruga drejt së ardhmes energjetike të Kosovës, raporton Ekonomia Online. Në këtë tryezë u tha se ka grante e kredi nga BE-ja dhe institucionet financiare dhe donatorët bilaterialë siç është Gjermania dhe Amerika që mund të ndihmojnë në këtë proces.

Leonora Kryeziu Institutit i Prishtinës për Studime Publike ka thënë se kjo strategji synon adresimin e furnizimit energjetik dhe sfidat që kanë të bëjnë me politikat energjetike dhe harmonizimin e tyre me standardet evropiane.

“Institucionet e Kosovës kanë miratuar Strategjinë e Energjisë të Republikës së Kosovës për 2022-2031 me synimin e adresimit të furnizimit energjetik dhe sfidat që kanë të bëjnë me politikat energjetike dhe harmonizimin e tyre me standardet evropiane. PIPS ka qenë në përfundimin e implementimit të Strategjisë së Energjisë dhe ka bërë edhe një hulumtim me qëllim që ta inciojmë këtë”, tha ajo.

Ndërsa Carin Lobbezoo, Ambasadore e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Kosovës ka thënë se kjo do të jetë sfiduese por njëkohësisht është e domosdoshme për Kosovën.

“Është domosdoshmëri në Kosovës ku lufta në Ukrainë dhe çmimet e larta të energjisë për familje dhe biznese e sjellin këtë mesazh. Përfshinë edhe furnizimin edhe tranzicionin e energjisë drejt ekonomisë së gjelbër. Të qenit në gjendje për të krijuar energji të qëndrueshme që ka ndikim në gjithë Kosovën dhe ndikon në politikë. Pasojat janë esenciale dhe është bërë pjesë e antarësimit në BE. Strategjia ndihmon edhe për financimin. Ka grante, kredi nga BE-ja dhe institucionet financiare dhe donatorët bilateralë siç është Gjermania dhe Amerika. Kjo do të jetë sfiduese por njëkohësisht është e domosdoshme për Kosovën. Holanda vazhdon të mbështesë Kosovën me reforma të domosdoshme dhe të lehtësojë përafrimin me BE-në. Ne presim vullnetin politik dhe procesin reformues nga qeveria, parlamenti që të implementojmë reformat që janë dakordu mes veti”, ka thënë ajo.

Gjatë prezantimit të strategjisë së energjisë të Republikës së Kosovës 2022-2031, Anita Baraliu Ekonomiste Hulumtuese shkencore ka thënë se kjo strategji e energjisë duhet të vlerësohet si strategjia më e rëndësishme që është duke punuar Republika Kosovës dhe mundësi më tepër për anëtarësimin në BE.

“Kjo Strategji e zëvendëson dhe u kon një hap i domosdoshëm i qeverisë një formulim,  një Strategji të re. Funksioni i kësaj Strategjie duhet të jetë si mjet komunikimi midis politikës dhe publikut, duhet të jetë një vizitë e një sektori të caktuar. Në një mënyrë është edhe një marketing politik që mund të arrihet me një Strategji politike. Strategjia e kësaj energjie duhet të vlerësohet si një nga strategjitë më të rëndësishme që është duke punuar  Republika e Kosovës. Kosova e ka mundësinë ti  rritet më tepër anëtarësimi në BE. Strategjia Energjisë përbëhet nga 5 objektiva kryesore ato janë mjete të formuluara dhe tregojnë një progres të madh në krahasim me Strategjitë e mëprashme’, ka thënë ajo.

Të ngjashme