Stresi rikthehet në Instagram, ja për çfarë u kërkon falje kolegëve

Prishtinë | 09 Qer 2018 | 16:55 | Nga

Për gati një muaj, reperi Stresi ishte ‘zhdukur’ nga rrjeti social Instagram.

Gjatë ditës së sotme, ai ka rikthyer llogarinë në këtë rrjet dhe menjëherë njoftoi fansat se është rikthyer, shkruan lajmi.net.

Meqë ka munguar për një kohë, Stresi nuk ka pasur mundësi që t’i jepte përkrahjen artistëve që kanë lansuar projekte gjatë kësaj periudhe.

“Më vjen keq kolegët e mi nëse s’ju kam përkrahur në llogarinë time në Instagram, pasi sot e kemi marrë një herë e mirë. Me respekt Stresinjo”, ka shkruar ai në status.

Kujtojmë që “GTA” titullohet projekti i fundit nga Stresi, këngë kjo që mori mbi 3 milionë klikime në kanalin YouTube.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme