Studentët e Dizajnit të Integruar vizituan ndërmarrjen “S//Sprint”

Prishtinë | 28 Mar 2017 | 15:57 | Nga

Studentët e vitit të parë në Fakultetin Dizajn i Integruar në UBT, kanë vizituar ndërmarrjen prodhuese të veshmbathjeve në Kosovë, “S//Sprint”, që konsiderohet si prodhuesi më i specializuar i veshjeve sportive, njëkohësisht njihen për rroba cilësore në treg.

Studentët janë pritur nga përfaqësuesja e kompanisë, Xufe Sopa, e cila ka bërë të ditur se ndërmarrja punon me standarde evropiane, si dhe ofron produkte të modës së fundit. Ajo ka theksuar se kompania sjell risi të ndryshme në veshmbathje gjatë tërë vitit dhe jo vetëm në sezone.

Studentët janë njohur rreth procesit të prodhimit në tërësi, duke filluar nga modelimi, prerja, qepja, hekurosja, kontrolli i cilësisë e paketimi i tyre. Po ashtu, ata kanë parë edhe teknologjinë e makineritë që përdoren, veçanërisht për qëndisje dhe stampim.

Në kuadër të vizitave studimore studentët do të vizitojnë edhe prodhues të tjerë tekstilesh e ndërmarrje të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme