Studentët e Mekatronikës njihen me punën e kompanisë “IMK” në Ferizaj

Prishtinë | 18 Pri 2017 | 11:27 | Nga

Studentët e vitit të parë dhe të tretë të Fakultetit të Menaxhimit të Mekatronikës në UBT, vizituan kompaninë “IMK-Industria Metalike e Kosovës”, me ç’rast u pritën nga stafi përgjegjës i kësaj kompanie.

Vizita filloi me një prezantim të shkurtër të Fabrikës së Konstruksioneve Metalike, ku studentët morën njohuri rreth linjave të prodhimit dhe makinerive që posedon kjo fabrikë, të cilat janë të teknologjisë së fundit në lëmin e prodhimit të konstruksioneve metalike, duke përfshirë CNC (Computer Numerical Control), pajisjet për zallosje dhe për kalandrim të profileve në formë tubi apo të dyfishtë, teksa edhe linjat e prodhimit janë të pajisura me robot për saldim.

Krahas kësaj, gjatë kësaj vizite, studentët patë rastin të realizojnë provat e materialeve në tërheqje, lakim (përkulje), shtalbësi, fortësi, si dhe disa prova pa shkatërrim në laboratorin e IMK-së.

Gjithashtu, në kuadër të IMK-së, studentët vizituan edhe Fabrikën e Tubave, ku u njoftuan me parimin e punës, me prodhimin e tubave të çelikut me tegel spiral, si dhe me testimet që realizohen, në mënyrë që të sigurohet se cilësia e tubave është brenda standardeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme