Studentët e UBT-së njihen me aspektet ligjore në sektorin e ndërtimit

Prishtinë | 07 Shk 2017 | 14:17 | Nga

Studentët e fakultetit të Inxhinierisë së ndërtimit në UBT, dëgjuan ligjëratë tematike më titull “Ligjet e prokurimit në sektorin e ndërtimtarisë”, ligjëruar nga Enkeleda Bega, profesoreshë nga Shqipëria, njëherësh edhe njohëse e aspekteve ligjore në sektorin e ndërtimit.

Ndër tjerash, gjatë kësaj ligjërate, studentët mësuan më tepër mbi aspektet ligjore, në të cilat bazohen tenderimet dhe llogaridhëniet e ndërtuesve ndaj institucioneve, si një element i rëndësishëm për realizimin e çfarëdo lloji të ndërtimit dhe shërbimit, që duhet të bëjnë inxhinierët dhe kompanitë e tyre.

E tërë ligjërata u bazua në shembuj praktikë dhe në përvojë, të cilën Bega e ka marrë gjatë punës disavjeçare në këtë sektor, në Kosovë dhe Shqipëri.

16473412_1371877782863489_5315586691410307760_n

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme