Ka filluar të implementohet biznes-plani “Ngritja e pemishtes së re me mollë”, projekt ky i cili është punuar nga studentja e UBT-së në vitin e tretë në Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Arta Rrustemi.
Ky projekt përmban të gjitha planet operacionale për hapjen e një biznesi të ri dhe fillimisht si plan është prezantuar në kuadër të lëndës Menaxhimi Strategjik dhe Ndërmarrësia.
Grandin e projektit, studentja e UBT-së Arta Rrustemi e ka fituar nga Ministria e Bujqësisë në Kosovë dhe bëhet fjalë për riparim të pemishtes dy hektarë, si dhe krijimin e një pemishteje të re prej katër hektarësh.
Sipas saj, projekti do të zhvillohet në fshatin Prapashticë të komunës së Prishtinës dhe ka për synim rritjen dhe shitjen e produktit vendor.
“Me mjetet si sistemin solar edhe mjetet të caktuara të ujitjes, do të punojmë sipas “Lean Management”, që e parasheh kursimin e ujit dhe kostove pa ulur cilësinë e produktit”, tha Rrustemi, e cila shtoi se falë mundësive të ofruara nga UBT dhe Ministria e Bujqësisë zbatimi i planit po ecë mirë.
Për zbatimin e këtij projekti, vëmendje të veçantë i kanë kushtuar edhe mediat zvicerane që cilat kanë konsideruar që në Kosovë po hapen biznese të reja nga studentë suksesshëm. Madje sipas gazetës “20 minutes”, këto biznes-plane janë të modelit zviceran.
Ndërkohë studentja, Arta Rrustemi është fituese edhe e bursës “Erasmus Mundus”, përmes së cilës ka vijuar studimet për dy semestra në Berlin të Gjermanisë.
UBT është përkushtuar në zhvillimin e programeve akademike, të cilat janë kombinuar me hulumtime shkencore të kualitetit të lartë dhe në harmoni me standarde ndërkombëtare.