Stuhi rëre në Australi, qyteza merr ngjyrën e kuqe

Prishtinë | 08 Jan 2019 | 19:53 | Nga Ekonomia Online

Një qytezë në New South Wales për pak minuta ka marrë ngjyrën e kuqe, kur një stuhi rëre kaploi këtë vend.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq momentin kur stuhia e rërës “gëlltit” qytezën, dhe për pak minuta nuk shihet asgjë përpos ngjyrës së kuqe, transmeton Telegrafi.

Si pasojë e erërave të forta mbi 5,300 banorë kanë mbetur pa energji elektrike, kurse stuhi të tilla janë të zakonshme në Australi.

Zyra nacionale e meteorologëve në Australi, ka njoftuar se pas stuhisë pritet të ketë shira të rrëmbyeshëm që pritet ta prekin gjithë Australinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme