Suedia përgatitet të votojë në zgjedhjet e përgjithshme

Prishtinë | 08 Sht 2018 | 11:17 | Nga

Votuesit në Suedi do të zgjedhin drejtuesit e tyre të rinj të dielën, përmes votimeve që mund të ndryshojnë orientimin e vendit që historikisht ishte i majtë.

Në këto zgjedhje po kandidon për herë të dytë një parti me origjinë neo-naziste, përcjell Klan Kosova.

Qëndrimi liberal ndaj refugjatëve në vitin 2015 ka çuar në një reagim të ashpër nga demokratët e Suedisë, udhëheqësi i së cilës Jimmie Akesson, pati qëndrim anti-imigracioni në debatin përfundimtar televiziv të fushatës.

“Gjatë dhjetë viteve të fundit ne kemi një milion njerëz më shumë këtu, për shkak të politikave të papërgjegjshme të emigracionit”, u shpreh Akesson gjatë fushatës.

Ndërsa, Annie Loof nga Partia Qendrore, vuri në dukje  përfitimet e emigracionit.

“Sa mjekë emigrantë kanë shpëtuar jetën këtu?” Akesson denigron njerëzit që vijnë nga vende të tjera, nuk mund ta bëjmë pa ata”, ishin fjalët e anëtares së kësaj partie.

Nga sondazhet e bëra social-demokratët në pushtet mbeten përpara dhe janë favoritë për të ruajtur pushtetin, por nëse ata dalin të parët të dielën, ata ende mund të përballen me vështirësi në formimin e një koalicioni qeverisës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme