Ekonomia Online
FUNDIT

Sulmi terrorist në Banjskë, Gjykata ua vazhdon paraburgimin tre serbëve të dyshuar

Sulmi terrorist në Banjskë, Gjykata ua vazhdon paraburgimin tre serbëve të dyshuar

Iu është vazhduar masa e paraburgimit edhe dy muaj, tre serbëve të dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë. Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi. “Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së […]

Iu është vazhduar masa e paraburgimit edhe dy muaj, tre serbëve të dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve V.T, B.S dhe D.M, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që të pandehurve V.T, B.S dhe D.M iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, për secilin”, theksoi ajo.

Të ngjashme