Sulmohen dy policë në Gjilan

Prishtinë | 25 Maj 2023 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Një i dyshuar i cili kishte urdhëresë aktive nga Gjykata ka sulmuar dy policë dhe u ka goditur edhe automjetin.

Sulmi ka ndodhur gjatë kohës sa policët kanë tentuar ta arrestojnë.

Policët kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Gjilan 24.05.2023-16:35. Dy zyrtarë policor  kanë pranuar tretman mjekësor pasi që të njëjtit duke tentuar ta arrestojnë të dyshuarin mashkull kosovar i cili  kishte urdhëresë aktive nga Gjykata, janë goditur nga i njëjti i cili ishte me veturë në lëvizje si dhe u ka goditur edhe automjetin dhe është larguar në drejtim të panjohur, rasti në procedurë hetimore.

Të ngjashme