Sulmohet me gërshërë një burrë në Prizren

Prishtinë | 26 Nën 2022 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Një burrë është sulmuar me gërshërë nga një tjetër në fshatin Korishë të Prizrenit.

Policia në raportin 24 orësh rastin e ka cilësuar si aksidental teksa viktima është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Fsh. Korishe, Prizren 24.11.2022-12:40. Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK, pasi që i njëjti dyshohet se aksidentalisht është lënduar me gërshërë nga një mashkull kosovar. Palët janë intervistuar, me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Të ngjashme