Sulmohet me granatë dore pas mesnate shtëpia e një serbi në Ranillug, njofton Policia e Kosovës

Prishtinë | 23 Sht 2023 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Në oborrin e shtëpisë së një serbi në Komunën e Ranillukut është gjuajtur me një granatë dore në orët e para të 22 shtatorit, njoftoi Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh.

Policia e Kosovës poashtu bëri të ditur se si pasojë e shpërthimit të mjetit eksploziv në oborrin e shtëpisë të të sulmuarit janë shkaktuar edhe dëme materiale, por se nuk ka pasur të lënduar.

Ky rast sulmi, thekson policia, është në hetim i sipër.

E ashtuquajtur Zyrë për Kosovë në qeverinë serbe, dje lëshoi një komunikatë ku pretendoi se kanë ndodhur “tri sulme me bombë” në Ranilluk.

Në raportin e policisë, sidoqoftë, konfirmohet vetëm një rast i tillë.

Të ngjashme