Sulmohet seksualisht një grua në Podujevë

Prishtinë | 26 Dhj 2022 | 08:30 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit seksual që ka ndodhur në Podujevë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë thuhet se rasti ka ndodhur më 23 dhjetor rreth orës 18:00.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull”, thuhet në raport.

Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme