Më 24 qershor, rreth orës 23:45, Stacioni Policor në Ferizaj ka pranuar një informacion për një rast të dyshuar të dhunës në familje.
Sipas policisë, menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë mësuar se një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshjeje familjare. I dyshuari ishte larguar nga banesa para arritjes së policisë.
Viktima është dërguar në Emergjencën e Ferizajt për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Me vendim të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim trupor”, ndërsa pas veprimeve hetimore, i dyshuari, 41 vjeç, është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.
Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë nga Njësia e Hetimeve për Dhunë në Familje.