Sulmoi fizikisht një person pas mosmarrëveshjes, arrestohet i dyshuari

Prishtinë | 21 Tet 2021 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar mbrëmë në Mitrovicë pasi i njëjti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një person duke i shkaktuar lëndime trupore dhe i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Nga hetimet e para bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ukshin Kovaqica” në Mitrovicë dhe ngjarja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç’rast është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari B.H., 27 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës.

Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa pas intervistimit  të dyshuarit i  është caktuar masa e ndalimit policor.

Të ngjashme