Sulmuan një person për mosmarrëveshje pronësore, arrestohen dy burra në Pejë

Prishtinë | 24 Shk 2023 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy burra në fshatin Nakull të Pejë pasi të njëjtit për një mosmarrëveshje pronësore kishin sulmuar e kanosur një person.

Sipas njoftimit të policisë viktima dhe të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe janë intervistuar.

“Me datën 23 shkurt rreth orës 14:10 policia është njoftuar se në fshatin Nakull ka ndodhur një incident. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë takuar personat e përfshirë në rast ku deri deri tek incidenti ka ardhur pasi që personat e dyshuar për shkak të mosmarrëveshjes pronësore, kanë sulmuar dhe kanosur viktimën”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit tё shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme