Sveçla: Ata që duartrokitën kriminelët s’do të jenë pjesë e sistemit, për mospunë policët do të ndëshkohen

Prishtinë | 25 Gus 2021 | 14:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për medie, ka kërkuar që të zbardhet rasti i vrasjes së Marigona Osmanit nga Ferizaj, raporton Ekonomia Online.

Ai ka bërë të ditur se menjëherë ka kërkuar angazhim maksimal nga të gjitha institucionet dhe se ka kërkuar detaje për secilën vepër penale për dy të dyshuarit për vrasjen e 18 vjeçares.

“Shumica e grave janë vrarë nga burrat edhe pse i kishin lajmëruar këto raste. Kishin dosje voluminoze penale, me plot 163 vepra që dominojnë ato të vjedhjeve, lëndim, zhvatje, kërcnëim, dhunim dhe rasti i fundit vrasje e rëndë”.

“Sapo jam njoftuar për rastin e ndodhur kam kërkuar veprime të menjëhershme derisa, dje para ceremonisë së varrimit kam kërkuar raport të detajuar për ecurinë e secilës vepër të të dyshuarve”.

Fjalë të mira pati për ndihmën e qyqarëve për kapjen e të dyshuarit kryesor në këtë rast Dardan Krivaqës, por edhe për Policinë.

Por për zyrtarët policor ai ka paralajmëruar edhe ndëshkime sidomos nëse nuk janë angazhuar në rastet e dhunës në familje.

Ndëshkime dhe përjashtim nga sistemi ka paralajmëruar edhe për të gjitha ata që sic thotë ai kanë duartrokitur kriminelët duke shtuar e nuk do të lejojnë më ndërhyrje nga lartë, raporton EO.

“Për gjatë gjithë këtyre muajve të angazhimit tonë, është i pashmangshëm fakti që personat e tillë anekënd Kosovës janë sillë si të paprekshëm, ky është narracioni me të cilin jemi ballafaquar ne”.

“Nuk do të lëjë ndërhyrje e bashkëpunim me persona kriminal sepse nuk do të ketë më ndërhyrje nga lart në drejtësi. Marrë shkas nga rasti i fundit dhe që ky të jetë i fundit kam kërkuar krijimin e grupit brenda policisë që të hetojnë të kaluarën e kriminelëve në rast, dhe nga IPK-ja kam kërkuar që të hetohen rastet e dhunës në familje nga zyrtarët e policisë së Kosovës”.

Të ngjashme