Sveçla del t’i pres, protestuesit brohorasin “ministria i ka duart me gjak”

Prishtinë | 26 Gus 2021 | 12:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Para Ministrisë së Punëve të Brendshme për të pritur protestuesit ka dalë edhe ministri Xhelal Sveçla, por që i cili është injoruar nga ta të cilët vazhdimisht thërrisnin “ministër ik”, “ministria i ka duart me gjak”, raporton Ekonomia Online.

Sveçla para protestuesve tha se ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme në lidhjen me vrasjen e Marigona Osmanit.

“Inspektim urgjent të të gjithave veprimeve të Policisë së Kosovës, si dhe kam krijuar grupin punese për vrasjen e Marigona Osmanit”.

Sveçla më tej shtoi se e kupton mllefin e protestuesve, por që nuk pajtohet me disa prej parullave të tyre siç ishte “ministria i ka duart me gjak”

Marshi ka vazhduar edhe te Qeveria e Kosovës duke brohoritur se “kryeministri i ka duart me gjak”.

Të ngjashme