Sveçla e priti Minxhozin në takim lamtumirës, e vlerësoi përkushtimin e tij

Prishtinë | 23 Tet 2023 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e
Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Mixhozi, i cili është në fund të mandatit të tij
diplomatik në vendin tonë.

Me rastin e përfundimit të mandatit të tij, ministri Sveçla e falënderoi Ambasadorin Minxhozi
për angazhimin e tij përgjatë viteve për avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve në mes të dy
vendeve tona.

Me këtë rast, ai vlerësoi bashkëpunimin, si dhe përkushtimin e Ambasadorit Minxhozi për t’i
përafruar edhe më shumë qytetarët e vendeve tona. Ministri theksoi se angazhimi mes dy
vendeve do të thellohet edhe më tej në shërbim të qytetarëve të dy vendeve.

Ndërsa Ambasadori Minxhozi e falënderoi ministrin Sveçla për angazhimin dhe gatishmërinë për
të quar përpara agjenda të rëndësishme në shërbim të dy vendeve, të cilat kanë ndikuar në
cilësinë e shërbimeve dhe afrimin e mëtejmë mes qytetarëve tanë.

Ndër bashkëpunimet me rëndësi që kanë ndodhur mes dy ministrive të dy vendeve janë:
Marrëveshja për lehtësimin e procedurave për kalim të kufirit, hapja e pikës së përbashkët
kufitare Krushevë – Shishtavec, Marrëveshja për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit,
Marrëveshja për lehtësimin e procedurave dhe kushteve për marrjen e leje qëndrimit etj.

Të ngjashme